Ministria e Tregtisë merrë masa të reja për kafet dhe restorantet

E publikuar: 18/06/2020 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përmes njoftimit për medie Ministria e Tregtisë ka marrë edhe disa masa shtesë për parandalimin e përhapjes së kronavirusit./INFOSOT/

“Me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve nga pandemia COVID-19, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi ka nënshkruar një Urdhëresë për aplikimin e masave për parandalimin e luftimit të COVID-19 në sektorin e gastronomisë”, thuhet në njoftim

Përmes kësaj urdhëresa ministri ka kërkuar zbatimin e masave që dalin nga Plani Kombëtar i Reagimit ndaj këtij virusi, rekomandimeve që janë dhënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Urdhëresa duhet të zbatohet nga të gjitha bizneset e gastronomisë dhe Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me inspektoratet tjera do të jenë në terren çdo ditë për zbatimin e masave për tu mbrojtur nga pandemia.

Më poshtë gjeni të plotë vendimin.