Ministria e Mjedisit mbështet Komunën e Klinës me 100 mijë euro

E publikuar: 14/08/2018 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për realizimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë- Klinë”.

Ky projekt i financuar nga MMPH i cili ka vlerën 100 mijë euro, po bëhet në kuadër të mbështetjes për komunat e Kosovë për përmirësimin e gjendjes së lumenjve.

“Përkrahja për komunat e Kosovës mbetet prioritet për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor andaj përmes këtij Memorandumi të bashkëpunimit, kemi arritur t’i mbështesim qytetarët e Komunës së Klinës, qeverisjen komunale, dhe kryetarin në realizimin e objektivave të tyre”, tha Matoshi.

Gjatë këtij takimi, ata kanë diskutuar edhe për aksionin e pastrimit në nivel të Kosovës i cili do të fillojë më 15 shtator të këtij viti.