Ministria e Mjedisit marrëveshje 3 milionëshe me katër komuna

15.05.2019 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministria e Mjedisit marrëveshje 3 milionëshe me katër komuna

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me 4 komuna: Skenderaj, Viti, Istog dhe Deçan, i cili do zhvillohet në kuadër të disa projekteve brenda këtyre komunave e që pritet të rregullojë një sërë çështjesh dhe sfida mjedisore në këto komuna.

Ky projekt sipas ministrit të MMPH-së, Fatmir Matoshi, pritet të kapë vlerën e rreth 3 milionë eurove.

“Nënshkruam memorandumet e projektit për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit. Jam i përkushtuar që të ju dal në ndihmë të gjithë kryetarëve përmes nënshkrimit të memorandumit të këtyre projekteve në vlerë 3 milionë euro.

Këtë vit MMPH-ja në Skenderaj realizon 7 projekte të tjera. Në komunë e Istogut nënshkruan 2 projekte si ndërtimi i parkut të qytetit në Istog. Me komunën e Vitisë nënshkruam memorandum bashkëpunimi me vlerën 1 milion euro që ka të bëjë me rregullimin e shtratit të lumit Morava e Binqës. Ndërsa në Deçan kemi projekte që kanë të bëjnë me rregullimin e kanalizimeve si dhe ndërtimin e shtratit të lumit Izniq”, tha Matoshi.

Ndërsa kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha së këto projekte ndihmojnë në përmirësimin e jetesës së banorëve të Deçanit.

“Besoj që është një ngjarje e mirë që nënshkruam marrëveshje të tilla për realizimin e projekteve këtë vit. Unë nënshkrova sot dy projekte në kuadër të komunës së Istogut. Besoj që ky bashkëpunim të vazhdoj pasi po shoh që janë hapa pozitiv dhe të sinqertë. Jam mirënjohës për këtë bashkëpunim pasi kjo do përmirësojë jetesën e banorëve të Deçanit”, ka thënë Ramosaj.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se këto projekte kanë vlerë të madhe dhe janë të mirëpritura për qytetarët e vendit.

“Kjo është një vazhdimësi e projekteve të vitit të kaluar, por edhe projekteve të reja për këtë vit që janë të mirëpritura për qytetarët e vendit dhe shpresoj që do kemi bashkëpunime të tjera edhe në të ardhmen”, tha ai.Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë, i cilësoi këto projekte shumë domethënëse.“Këto projekte janë domethënëse për komunën e Vitisë. Ky projekt është shumë domethënës edhe nga Ministria e Mjedisit”, tha Haliti, raporton EO.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë