Ministria e Jashtme ka këtë kërkesë për mërgimtarët që kalojnë për Serbi

E publikuar: 02/07/2020 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thonë se me arritjen e sezonës verore, shumë bashkatdhetarë dhe qytetarë të Kosovës do të vizitojnë familjarët e tyre, një pjesë e të cilëve për rrugë tranzitore do të zgjedhin të kalojnë përmes Republikës së Serbisë.

“Duke u nisur nga sjelljet e fundit të papërgjegjshme të insitutucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju rekomandon që rrugtimin tuaj për në dhe nga Republika e Kosovës, të planifikoni me kohë dhe me kujdes të shtuar”, thuhet në njoftim