Ministria e Integrimeve Evropiane e Kosovës dhe Shqipërisë me ueb-faqe të përbashkët

E publikuar: 31/08/2017 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy ministri shqiptare do të jenë më afër njëra tjetrës. Shumë shpejtë, ministria e Integrimeve Evropiane e Kosovës dhe ajo e Integrimeve Evropiane të Shqipërisë do të kenë një ueb-faqe të përbashkët.

Qëllimi i kësaj faqeje është publikimi i përbashkët i akteve ligjore të Bashkimit evropian.

Detyrën për ta rregulluar faqen e ka marrë Ministria e Integrimeve Evropiane të Kosovës, shkruan lajmi.net.

““Krijimi i ueb faqes se përbashkët Kosovë/Shqipëri për publikimin e akteve ligjore te BE-së për nevoja te MIE-ve”, quhet tenderi i realizuar i MIE-së së Kosovës. Tenderin për ta krijuar ueb-faqen e ka fituar kompania “RONEX” Shpk. Vlera e kontratës është 2770 euro.

Ndërsa, kompania do të bëjë krijimin, disajnimin,kodimin,domanin etj i ueb-faqes se re.

Po ashtu, kompania do të bëjë mirëmbajtjen e databazës pas krijimit 24 orë/7 ditë ne javë, publikimin e materialeve sipas kërkesës, ndryshimet ne dizajn e kod,mbrojtja nga sulmet eventuale,mirëmbajtja e backup ditore,javore te filave,ndërhyrjet ne ueb-faqe brenda 30 minutave kur janë çështjet urgjente, etj.

Ministre e Integrimeve Evropiane e Republikës së Shqipërisë është Klajda Gjosha , ndërsa ministre në detyrë e Republikës së Kosovës është Mimoza Ahmetaj.