Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë edhe një mundësi për biznesin

E publikuar: 17/10/2017 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Inovacionit dhe Ndermarrësisë z. Besim Beqaj, priti delegacionin nga Oda e Afarizmit Kosovës (OAK) të shoqëruar nga biznese anëtare OAK-së, delegacion ky i kryesuar nga kryetari i Bordit, z.Skënder Krasniqi me bashkëpunëtorë, shkruan infosot.

Gjatë këtij takimi z. Krasniqi dhe përfaqesuesit e bizneseve e uruan Ministrin Beqaj për pozitën e re, duke i dëshiruar punë të mbarë.
Në këtë takim u diskutuan disa çështje shumë të rëndësishme, ndër të cilat ishin: mbështejta e ideve të reja inovative dhe teknologjisë informative me qëllim të rritjes ekonomike dhe zhvillimit të vendit, rritja e punësimit të të rinjëve, zhvillimi i ndërmarrësisë përmes programeve të trajnimit/ konsulencës në përputhje me kërkesat dhe profilet e tregut të punës, krijumi i mekanizmave institucional koordinues në mes të shkencës, sektorit privat dhe politikë-bërjes.

Ministri Beqaj falënderoi për vizitën delegacionin e OAK-së së bashku me përfaqesuasit e bizneseve, duke premtuar se do të bashkëpunojnë ngushtë për të krijuar një klimë më të mirë të të bërit biznes në vend.
Në përfundim të takimit të dyja palët dhe përfaqësuesit e bizneseve u shprehën të gatshëm për bashkëpunim të afërt dhe u pajtuan se është shumë e rëndësishme që të ndërtojmë marrdhënie bashkëpunimi me qëllim të rritjes së ekonomisë së vendit.