Ministria e FSK’së: Trupi i gjetur në Lepenc është i Malsor Dashit

E publikuar: 03/05/2018 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) njofton se trupi i pajetë i gjetur sot pasdite në ujërat e lumit Lepenc është i pjesëtarit të Policisë Malsor Dashi.
“Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 45, në kilometrin e 5-të nga vendi i aksidentit, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Malsor Dashi”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Sipas MFSK-së, po vazhdojnë kërkimet për trupin e policit tjetër.

Fillimisht, njoftimet nga terreni bënin me dije se bëhet fjalë për trupin e policit Armend Trena. Por, për këtë të fundit janë duke vazhduar ende kërkimet.