Ministria e Financave dhe Banka Botërore mbajtën tryezën e parë për Instrumentin për Zhvillimin e Politikave

27.05.2019 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministria e Financave dhe Banka Botërore mbajtën tryezën e parë për Instrumentin për Zhvillimin e Politikave

Në Ministrinë e Financave sot është mbajtur Tryezë prezantimi dhe diskutimi për Instrumentin për Zhvillimin e Politikave (DPO) me Bankën Botërore, e kryesuar nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Drejtori i Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli.

Me këtë rast Ministri Hamza bëri të ditur se kjo tryezë e bashkëorganizuar me Bankën Botërore, është e para në këtë format me temën për instrumentin e dizajnuar të Bankës Botërore i ashtuquajtur si DPO apo Instrument për Zhvillimin e Politikave, transmeton Infosot.

Sipas Ministrit Hamza “Ministria e Financave në vazhdën e bashkëpunimit të saj me Bankën Botërore, në harmoni me Kornizën e Partneritetit për Kosovën të dakorduar nga Banka Botërore me Qeverinë e Republikës së Kosovës, gjatë vitit 2018 jemi dakorduar për dizajnimin e një instrumenti të borxhit i ashtuquajtur si DPO”.

“Deri më tani, në Kosovë kemi pasur dy misione të Bankës Botërore (Nëntor 2018 dhe Janar 2019) të cilët janë takuar me autoritetet tona dhe kanë punuar bashkërisht në identifikimin e reformave dhe kornizave ligjore për t’u bërë pjesë e dizajnimit të instrumentit. Reformat janë formalizuar përmes një matrice e cila shpalos në formë të ‘aktiviteteve paraprake’ vendos afate për realizimin e tyre dhe përcakton entitetet përgjegjëse për realizimin e tyre. Për më shumë, përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës në muajin Prill kemi adaptuar matricën në fjalë duke themeluar kështu Sekretariatin për implementimin e matricës” shtoi Ministri Hamza.

Sipas Ministrit Hamza afati për realizimin e Matricës janë deri në Dhjetor të 2019, me ç ‘rast pas kësaj pritet që brenda 3 muajve Bordi i Bankës Botërore ta aprovoj instrumentin dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ta ratifikoj në mënyrë që fondet të disbursohen nëBuxhetin e Kosovës.

Ai gjithashtu theksoi se Kosova po e shfrytëzon një instrument borxhi nga Banka Botërore për herë të parë i cili nga vendet tjera rajonale tashmë është shfrytëzuar. Ky instrument është i rëndësishëm për Kosovën ngase do hapë rrugën tutje për instrumente tjera më komplekse për qasje në tregjet ndërkombëtare financiare për huamarrje. Në të njëjtën kohë kushtet e financimit të Bankës Botërore na ndihmojnë në zgjatjen e maturitetit të portfolios tonë të borxhit publik dhe strukturën e kompozimit të tij.  

“Fokusi kryesor i Ministrisë së Financave në këtë instrument nuk është disbursimi i fondeve por avancimi i dizajnimit të reformave tëidentifikuara në Programin tonë qeverisës. Kosova përmes këtij instrumenti ka përfituar mbështetje teknike nga Banka Botërore e cila tashmë ka filluar mbështetjen e ministrive gjegjëse në dizajnim dhe jo vetëm, të politikave publike, për çka falënderojë Bankën Botërore për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar në ngritjen e kapaciteteve. Në kuadër të matricës, aktivitetet janë të distribuara në dy shtylla kryesore si objektiva tonat zhvillimore në kuadër të agjendës së reformave të qeverisë, e që janë: 1. Stabiliteti makrofiskal, si dhe Rritja e potencialit ekonomik përmes përmirësimit të klimës së të bërit biznes”, shtoi Ministri Hamza.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë