Ministria e Drejtësisë: Të gjithë zyrtarët e testuar për Covid-19 kanë dalë negativ

E publikuar: 13/05/2020 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Drejtësisë bën të ditur se pasi një zyrtar i këtij dikasteri u testua pozitiv me Covid-19 me datën 11 maj, të gjithë personat që kishin kontakt me të janë testuar dhe kanë dalë negativ.

Po ashtu, MD njofton se zyrtari i prekur me Covid-19 dhe familja e tij janë në gjendje stabile.