Ministria e Bujqësisë: Mbështetja financiare për fermerët nuk mund të njolloset me tendenca politike paraelektorale

02.08.2019 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministria e Bujqësisë: Mbështetja financiare për fermerët nuk mund të njolloset me tendenca politike paraelektorale

Lëvizja Vetvendosje sot ka bërë kallëzim penal ndaj tre ish-ministrave të Bujqësisë, Memli Krasniqi, Nenad Rikallo dhe Blerand Stavileci, si dhe disa zyrtarëve të tjerë, që sipas tyre kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare në dhënien e granteve milionëshe.

Kjo ministri i është kundërpërgjigjur duke thënë se mbarëvajtjen e këtij procesi nuk mund ta njollosin me tendenca politike paraelektorale, njofton Klan Kosova.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, mbështetjen e sektorit të bujqësisë që nga viti 2008 e deri më tani e realizon në kuadër të dy programeve, Programit për Zhvillim Rural dhe Programit për Pagesa Direkte – Subvencione, të cilat hartohen duke u bazuar në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 03/L-098, si dhe në Plotësim-Ndryshimit të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 04/L-090 dhe në udhëzimet administrative”, thuhet në reagim.

“I gjithë procesi për mbështetjen e fermerëve në kuadër të këtyre programeve, që nga shpallja e thirrjeve dhe vlerësimi i të gjitha aplikacioneve për grante dhe subvencione bëhet bazuar në dokumentacionin, procedurat dhe kriteret e parapara me program, të cilat çdo vit publikohen në faqen e Ministrisë së Bujqësisë dhe në atë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB). Po ashtu, AZHB-ja e bënë edhe informimin e fermerëve përmes mesazheve dhe vendimeve me email, si dhe përmes ueb-faqes së AZHB-së për rezultatet lidhur me procesin”.

MBPZHR-ja njofton se ka rënë edhe numri i ankesave të fermerëve të adresuara në MBPZHR dhe AZHB lidhur me procesin e përfitimit të subvencioneve dhe granteve investive.

“Prandaj, këto procese dhe mbarëvajtjen e ndarjes së mbështetjes financiare për fermerët nuk mund ta njollosë asnjë tendencë politike, përkundër përpjekjeve paraelektorale që subjektet politike mund t’i kenë”.

MBPZHR-ja thotë se është e hapur në shërbim të fermerëve dhe palëve tjera me interes, duke përfshirë edhe shoqërinë civile dhe se kjo gjë është dëshmuar shumë herë.

“Krahas kësaj, të gjitha listat e përfituesve të subvencioneve dhe granteve investive çdo vit bëhen publike në ueb-faqen e ministrisë dhe AZHB-së, ku kanë qasje të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zgjedhjet në Britani: Exit Poll – Partia e Boris Johnson merr shumicën

Zgjedhjet në Britani: Exit Poll – Partia e Boris Johnson merr shumicën

Kosnett thotë se çështja e ndarjes së Kosovës tashmë është histori

Kosnett thotë se çështja e ndarjes së Kosovës tashmë është histori

Erdogan e kritikon Izraelin, thotë se Turqia është “zëri i vetëm” që qëndron në krah të palestinezëve

Erdogan e kritikon Izraelin, thotë se Turqia është “zëri i vetëm” që qëndron në krah të palestinezëve

Muja: Pezullimi i Ligjit të Pagave i qëllimshëm, duan të nxisin probleme sociale

Muja: Pezullimi i Ligjit të Pagave i qëllimshëm, duan të nxisin probleme sociale

​Sindikalistët thonë se kishte një marrëveshje të fshehtë për pezullimin e Ligjit për pagat

​Sindikalistët thonë se kishte një marrëveshje të fshehtë për pezullimin e Ligjit për pagat

Gratë më të fuqishme në botë për 2019, e para Merkeli

Gratë më të fuqishme në botë për 2019, e para Merkeli

Enver Hasani: VV dy herë provon të bëjë qeverinë, nëse nuk bëhet shkohet në zgjedhje të reja

Enver Hasani: VV dy herë provon të bëjë qeverinë, nëse nuk bëhet shkohet në zgjedhje të reja

Kurti tregon si u bllokuan me Isa Mustafën për zgjedhje të ministrive

Kurti tregon si u bllokuan me Isa Mustafën për zgjedhje të ministrive

Blakaj: Për krime të kryera në Kosovë, Serbia ka dënuar vetëm 17 policë apo ushtarë të nivelit të ulët komandues

Blakaj: Për krime të kryera në Kosovë, Serbia ka dënuar vetëm 17 policë apo ushtarë të nivelit të ulët komandues

LDK-ja njofton për takimin me Abbottin, nuk jep detaje

LDK-ja njofton për takimin me Abbottin, nuk jep detaje

Jevtiq thotë se Lista Serbe s’do të jetë pengesë për krijimin e Qeverisë

Jevtiq thotë se Lista Serbe s’do të jetë pengesë për krijimin e Qeverisë

Mjeku i dëshpëruar për pezullimin e Ligjit për Paga: Bravo për varfërimin e mbi 60 mijë familjeve

Mjeku i dëshpëruar për pezullimin e Ligjit për Paga: Bravo për varfërimin e mbi 60 mijë familjeve

Hoti në Shtime: Investimi në nxënës do të thotë investim në të ardhmen

Hoti në Shtime: Investimi në nxënës do të thotë investim në të ardhmen

Paralajmërohen grevat, a do të ketë kolaps në vend pas pezullimit të Ligjit për Paga?

Paralajmërohen grevat, a do të ketë kolaps në vend pas pezullimit të Ligjit për Paga?

Mbyllet qendra e sapohapur e masazhit në Sojevë të Ferizajt

Mbyllet qendra e sapohapur e masazhit në Sojevë të Ferizajt