Ministria e Brendshme, e drejtuar nga Skender Hyseni, pa asnjë ekspert të sigurisë!

08.03.2015 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Brendshme, që është ndër dikasterët më të rëndësishëm të qeverisjes në vend, po drejtohet nga njerëz që s’kanë lidhje me fushën e sigurisë.

Përpos ministrit Skënder Hyseni, i cili s’ka lidhje me fushën e sigurisë, edhe të gjithë këshilltarët e tij vijnë nga fusha tjera të jetës.

Skender Hyseni, është me background nga letërsia angleze. Ai për një kohë të gjatë ka qenë përkthyes i ish- presidentit, Ibrahim Rugova, ndërkaq, gjatë qeverisjes PDK- LDK, 2007- 2010, ai ishte ministër i Kulturës dhe i Punëve të Jashtme.

Gazeta Blic merr vesh se asnjë nga këshilltarët e tij nuk vjen nga fusha e sigurisë.

KëshilltarI i Hysenit, Agim Gashi, vjen nga fusha e gjuhës dhe e letërsisë. Ai i ka përfunduar studimet nga gjuha shqipe. Gashi ishte drejtor i shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, derisa Kryeqytetin e udhëhiqte Isa Mustafa. Në profilin e Gashit në Facebook, figuron që ai pos postin e këshilltarit, në të njëjtën kohë mban edhe postin e asamblistit në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Agim Gashi është edhe kryetar i Degës së V të LDK-së në Prishtinë.

Edhe këshilltarja tjetër, Shqipe Mjekiqi nuk ka lidhje me sektorin e sigurisë. Ajo ka përfunduar studimet në shkenca politike dhe në marrëdhënie ndërkombëtare. Mjekiqi, gjatë kohës sa Fatmir Sejdiu ishte president i vendit, kishte qenë këshilltare e tij.

As Shkodran Manaj nuk vjen nga fusha e sigurisë. Ai ka përfunduar fakultetin juridik. Manaj pos postit të këshilltarit politik, në profilin e tij zyrtar në Facebook, atij i figuron edhe si udhëheqës i Divizionit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit në MPB.

Këshilltarja tjetër, Filloreta Gashi vjen nga fusha e integrimeve evropiane.

Ndërkaq, i vetmi këshilltar, i cili deri diku mund t’i plotësoj për së afërmi kushtet për të qenë këshilltarë, është Ismet Zymeri, ish-drejtor i Toiforit. Në profilin e tij në Facebook, shkruan se ai ka përfunduar studimet në shkencat e kriminalistikës në Sarajevë.

Ministria e Punëve të Brendshme, është pa dyshim ndër ministrinë që përpos që ka numrin më të madh të punjonësve, është ndër ministritë më të ndjeshme./ Gazeta Blic

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Meta: Nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje pa dekretin e presidentit

Meta: Nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje pa dekretin e presidentit

Shkup: Pas trysnisë nga BE-ja shtohen angazhimet kundër korrupsionit

Shkup: Pas trysnisë nga BE-ja shtohen angazhimet kundër korrupsionit

Matoshi bashkë me deputetë dalin në teren,  vizitojnë një gurëthyes në Malishevë

Matoshi bashkë me deputetë dalin në teren, vizitojnë një gurëthyes në Malishevë

Tanin kritika të ashpra ndaj autoriteteve kosovare për arrestimin e punonjësve të UNMIK-ut

Tanin kritika të ashpra ndaj autoriteteve kosovare për arrestimin e punonjësve të UNMIK-ut

Daçiq plot ankesa ndaj Kosovës në OKB: Populli serb po terrorizohet

Daçiq plot ankesa ndaj Kosovës në OKB: Populli serb po terrorizohet

Vuçiq: Gati se është e sigurt që nuk do të ketë takim në Paris

Vuçiq: Gati se është e sigurt që nuk do të ketë takim në Paris

Osmani: Kosova dhe Maqedonia e Veriut intensivisht po lidhen mes veti

Osmani: Kosova dhe Maqedonia e Veriut intensivisht po lidhen mes veti

Gjilani me dhjetëra aktivitete për 20-vjetorin e çlirimit

Gjilani me dhjetëra aktivitete për 20-vjetorin e çlirimit

Mullisët dhe Agjencia e Ushqimit me mospajtime rreth cilësisë së miellit

Mullisët dhe Agjencia e Ushqimit me mospajtime rreth cilësisë së miellit

Nis bixhozi i paligjshëm në Kosovë, policia konfiskon mijëra euro

Nis bixhozi i paligjshëm në Kosovë, policia konfiskon mijëra euro

Regjistrimi i popullsisë, opozita maqedonase kërcënon me bojkot

Regjistrimi i popullsisë, opozita maqedonase kërcënon me bojkot

Krasniqi: Thelbi i tensioneve në Shqipëri është lufta për kontrollin e tregjeve ekonomike

Krasniqi: Thelbi i tensioneve në Shqipëri është lufta për kontrollin e tregjeve ekonomike

Në Gjilan u inaugurua projekti për avancimin e zyreve të e prokurimit, donacion i USAID’it

Në Gjilan u inaugurua projekti për avancimin e zyreve të e prokurimit, donacion i USAID’it

Gjykata e Apelit ka vetëm dy gjyqtarë që merren me çështje ekonomike

Gjykata e Apelit ka vetëm dy gjyqtarë që merren me çështje ekonomike

Beqaj: Synojmë krijimin e punësimit përmes ngritjes së aftësive eksportuese

Beqaj: Synojmë krijimin e punësimit përmes ngritjes së aftësive eksportuese

Labinot Tahiri takon Haradinajn, e falenderon për fillimin e asfaltimit të një rruge

Labinot Tahiri takon Haradinajn, e falenderon për fillimin e asfaltimit të një rruge