Ministri Zemaj njofton se nga Covid-19 humbi jetën miku i tij

E publikuar: 17/07/2020 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat e vëna në mbrojtje të Covid 19. Ai derisa ka postuar një foto si kujtim para disa vitësh me policin e ndjerë që fatkeqisht humbi mbrëmë betejën me Covid 19, përcjell Kosova Post.

Postimi i plotë:

Menaxhimi i pandemisë Covid-19 është një punë e përbashkët e shumë institucioneve dhe shërbimeve të vendit tonë. Në këtë betejë të vështirë një kontribut të jashtëzakonshëm janë duke e dhënë edhe Policia e Kosovës, e cila ka angazhuar katër mijë pjesëtarë të saj për të përkrahur institucioinet shtetërore në zbatimin e masave kundër Covid-19 dhe në ruajtje të shëndetit të popullatës.

Për fat të keq, Covid-19 ka prekur edhe pjesëtarë të PK-së dhë një nga ta, miku im polici Ilir Gjokaj që ka shërbyer në Stacionin Policor të Gjakovës ka humbur betëjen me virusin. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe Policisë së Kosovës për këtë humbje të pakompensueshme, duke bashkëndjerë me ta në këto momente të vështira.