Ministri Zemaj e konsideron lajm dekurajues shpalljen si të pavlefshëm të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik

01.07.2020 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministri Zemaj e konsideron lajm dekurajues shpalljen si të pavlefshëm të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik

“Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhjen për shpalljen nga Gjykata Kushtetuese si të pavlefshëm të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, me të cilin parashihej ngritja e pagave për profesionistët shëndetësor të sektorit publik shëndetësor në Republikën e Kosovës”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Shpallja e këtij ligji si të pavlefshëm, ndonëse kundërshtimet lidheshin më shumë me sektorët e tjerë, përbën një lajm jo të mirë dhe dekurajues për profesionistët shëndetësor.

Ne e kuptojmë këtë edhe sikur ata të mos e shprehin vet.

Megjithatë, me gjithë mirëkuptimin e plotë ndaj zhgënjimit që mund ta kenë profesionistët shëndetësor me epilogun e këtij ligji, si institucione dhe shoqëri jemi të obliguara që të zbatojmë vendimet e institucioneve tona shtetërore, në këtë rast vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo nuk nënkupton që me këtë akt, ka përfunduar çdo gjë rreth angazhimeve për përmirësimin e pozitës materiale të profesionistëve shëndetësor, sepse, Ministria e Shëndetësisë do ta ndërmarrë hapa në drejtim të zhvillimit të një dialogu të drejtpërdrejt me Odat e profesionistëvë shëndetësor, Sindikatat dhe mekanizmat e tjerë, me qëllim që të gjejmë rrugën më të mirë dhe më adekuate për të shtyrë para dhe mbrojtur interesat e profesioneve mjekësore.

Pandemia dhe puna që personeli shëndetësor kanë treguar gjatë kësaj kohe është një argument më shumë për të bindur edhe të tjerët se është e domosdoshme që nismat ligjore për përmirësimin e statusit social të punonjësve shëndetetësor janë të domosdoshme.

Prandaj, jo nga sot, por nga dje, ne jemi të angazhuar që në bashkëpunim me Qeverinë të shohim cila do të jetë alternativa më e mirë që punonjësve shëndetësor t’u respektohen të drejtat e tyre dhe të trajtohen me dinjitet brenda shoqërisë sonë.

Në të njëjtën kohë, u bëj thirrje të gjithëve në sektorin shëndetësor që të vazhdojnë sikurse deri më tani, që më pjekurinë më të lartë profesionale, përkushtim dhe angazhim të menaxhojnë me rastet pozitive të Covid-19, që vazhdon të mbetet një kërcënim serioz për shëndetin publik të popullatës tonë.

Suksesi në menaxhimin e pandemisë Covid-19 do të jetë argumenti ynë më i fuqishëm për të mbështetur një ligj që as nuk do të kontestohet nesër nga ndonjë  komunitet apo gjykatë, por edhe i cili do të jetë i zbatueshëm dhe do të mbroj interesat e profesionistëve shëndetësor.

I siguroj punëtorët shëndetësor dhe qytetarët se do të jemi bashkë në secilën sfidë dhe do t’ia dalim, pavarësisht pengesave të natyrave të ndryshme, të cilat mund të shfaqen gjatë rrugës tonë drejt luftimit të Covid-19, por edhe drejt përmirësimit të pozitës së punonjësve shëndetësor në vendin tonë. Ky nuk është një zotim për ngushëllim, por për ta mbajtur dhe për të punuar në realizimin e tij.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ministri Zemaj e konsideron lajm dekurajues shpalljen si të pavlefshëm të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik

Ministri Zemaj e konsideron lajm dekurajues shpalljen si të pavlefshëm të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik

Një person në Gjakovë inskenon situatën e rrëmbimit për të përfituar para nga familja

Një person në Gjakovë inskenon situatën e rrëmbimit për të përfituar para nga familja

Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri – dyshohet të ketë bërë vetëvrasje

Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri – dyshohet të ketë bërë vetëvrasje

Një e infektuar me Covid-19 në Vushtrri nuk ka respektuar masat e vetizolimit

Një e infektuar me Covid-19 në Vushtrri nuk ka respektuar masat e vetizolimit

Armëmbajtje pa leje në Istog

Armëmbajtje pa leje në Istog

Aksident trafiku në Prizren

Aksident trafiku në Prizren

Elez Biberaj emërohet drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës

Elez Biberaj emërohet drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës

Rastet e reja me Covid-19 vijnë nga këto komuna

Rastet e reja me Covid-19 vijnë nga këto komuna

Dy ditët e Ramës në Kosovë, qëllimi i vizitës dhe mesazhet që la

Dy ditët e Ramës në Kosovë, qëllimi i vizitës dhe mesazhet që la

Zemaj thotë se situata me koronavirusin është nën kontroll, mohon se s’ka vende në Infektive

Zemaj thotë se situata me koronavirusin është nën kontroll, mohon se s’ka vende në Infektive

Në Komunën e Podujevës 28 raste aktive me coronavirus

Në Komunën e Podujevës 28 raste aktive me coronavirus

Turqi, numri i rasteve me COVID-19 i afrohet shifrës 200.000

Turqi, numri i rasteve me COVID-19 i afrohet shifrës 200.000

Edhe dy të vdekur nga koronavirusi njofton IKSHPK

Edhe dy të vdekur nga koronavirusi njofton IKSHPK

Nënkryetari i PSD-së: Specialen më mirë ta kishte themeluar OKB-ja se që e bëri vet Kosova

Nënkryetari i PSD-së: Specialen më mirë ta kishte themeluar OKB-ja se që e bëri vet Kosova

Cakaj akuzon Vetëvendosjen se ka pasur agjendë për thellim të hendekut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Cakaj akuzon Vetëvendosjen se ka pasur agjendë për thellim të hendekut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

79 raste të reja me Covid-19, edhe 71 pacientë të shëruar

79 raste të reja me Covid-19, edhe 71 pacientë të shëruar