Ministri Vitia i premton Odës së Hotelierisë se sivjet hapen sallat e dasmave

19.04.2021 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministri Vitia i premton Odës së Hotelierisë se sivjet hapen sallat e dasmave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, tha se ka marrë premtim nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia se edhe sallat e dasmave do të hapen.

Ndonëse nuk ka dhënë ndonjë afat, Sogojeva thotë se pas takimit gjashtë orësh që kanë pasur me ministrin kanë rënë dakord që nga e hënë të rifillojnë punën sektori i gastronomisë dhe ai i hotelerisë, po me kufizime.

Ai thotë ndonëse të dielën temë e takimit nuk ishte lejimi i mbajtjes së dasmave, kanë marrë zotimin e kërkesat e tyre do të realizohen.

“Nuk kemi lyp diçka jashtë normales po kemi lyp ato që mund të realizohen dhe kemi gjetur një ujdi një bashkëpunim me ministrin aktual Vitia. Në kuadër të kësaj e kemi pasur takimi jo vetëm dje, por edhe më herët dhe na është premtuar që kërkesat do të realizohen”.

“Dje kemi mbajtur takim, para se me u marrë vendimi. Është marrë një vendim i tillë, zgjatja e takimit prej 6 orësh ka dhënë rezultat, zgjatja e orarit të punës ka qenë, falë angazhimit e kemi mundësuar që ministri me u pajtuar që të jetë deri ne ora 22:00. Në këtë drejtim, jemi zotuar që kërkesat e tyre të shkojnë në vendin e duhur, por dje nuk ka qenë temë kjo. Ne dje kemi pasur temën vetëm hapja e gastronomisë dhe hotelerisë si dhe qendrave tregtare”.

Sogojeva ka pohuar se tash e tutje asnjë vendim i Qeverisë që ka të bëjë me vendosjen e masave të reja nuk do të bëhen pa konsultimin e tyre, raporton EO.

Të enjten ai ka konfirmuar se do të kenë takim me përfaqësuesit e sallave të dasmave. Sipas tij, do të ishte absurde nëse nuk lejohet organizimi i dasmave duke marrë për bazë që do të bëhet vaksinimi, masat do të respektohen dhe do të bijë numri i të infektuarve.

“Në konsultim me ministrin jemi zotuar që tash e tutje do të kemi takimi se si di të vijnë deri te ajo që të hapet ky sektor, duke u nisur nga ajo që do të vaksinohet popullata, numri i ratave do të bien si rezultat i këtyre masave mendoj që do ti vije radha që edhe sallat të lirohen”.

“…ne në kuadër të kësaj do te kemi takime të vazhdueshme, nga e enjtja do të kemi takim me përfaqësues të sallave të dasmave, dhe do të shikohet mundësia si ta dalin nga kjo. Unë shpresë që duke u nisur nga fakti që vaksinimi i popullatës do të behët, masat do të mbahen, dhe nëse kemi zvogëlim të pandemisë të të infektuarve, nuk ka arsyeje kushdoqoftë të merr hap për mos me hap sallat e dasmave”.

“Na jem të detyruar me i përkrah dhe do t’i përkrahim, prandaj edhe po bëjë përpjeke që të lirohen, por nëse nuk lirohen është normal që unë i përkrahi do të jem me ta, duhet me pas arsyeje të fortë për me i ndal. Edhe pse kemi këtë vendim ekziston mundësia edhe me u forcuar masat, nuk ka arsyeje mos me u hap sallat”.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Rizvanolli flet për marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut: S’vendosim për gazsjellësin pa e ditur koston

Rizvanolli flet për marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut: S’vendosim për gazsjellësin pa e ditur koston

“Planet e Prishtinës për të pushtuar veriun e Kosovës do të dështojnë”, thotë Petkoviq

“Planet e Prishtinës për të pushtuar veriun e Kosovës do të dështojnë”, thotë Petkoviq

“Është momenti i fundit që Vitia të deklarohet se a do të jetë ministër i të gjithëve”

“Është momenti i fundit që Vitia të deklarohet se a do të jetë ministër i të gjithëve”

Mbi 670 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitalet regjionale, 44 prej tyre në kujdes intensiv

Mbi 670 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitalet regjionale, 44 prej tyre në kujdes intensiv

Ky është ambasadori i ri amerikan që pritet ta pasojë Philip Kosnettin

Ky është ambasadori i ri amerikan që pritet ta pasojë Philip Kosnettin

Njihuni me pesë vendet që po hapen dhe kanë vendosur ‘të jetojnë me COVID-19’

Njihuni me pesë vendet që po hapen dhe kanë vendosur ‘të jetojnë me COVID-19’

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve: Vitia ka injoruar çdo mjek dhe infermier

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve: Vitia ka injoruar çdo mjek dhe infermier

Masa të reja në fushën e arsimit? Kurti thërret konferencë së bashku me Nagavcin

Masa të reja në fushën e arsimit? Kurti thërret konferencë së bashku me Nagavcin

Fillon takimi i Osmanit me Lajçakun

Fillon takimi i Osmanit me Lajçakun

Çitaku për arkivat e UÇK-së: Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë

Çitaku për arkivat e UÇK-së: Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që mendon për ta

Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që mendon për ta

Mjeku i arrestuar në QKUK dyshohet se me histori të rreme e shpëtoi ish-kryetarin e Kllokotit nga gjyqi

Mjeku i arrestuar në QKUK dyshohet se me histori të rreme e shpëtoi ish-kryetarin e Kllokotit nga gjyqi

Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, policia nis hetimet

Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, policia nis hetimet

Familjari i 23-vjeçares nga Drenasi jep detaje për gjendjen e saj shëndetësore para se të vdiste

Familjari i 23-vjeçares nga Drenasi jep detaje për gjendjen e saj shëndetësore para se të vdiste

Kosnett në përfundim të mandatit, thotë se ka qenë nder i madh shërbimi në Kosovë

Kosnett në përfundim të mandatit, thotë se ka qenë nder i madh shërbimi në Kosovë