Ministri Veliu sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me EUROPOL

E publikuar: 27/07/2020 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet sot, më 27 korrik, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e objektit kryesor të MPB-së.

Në ceremoni do të marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, znj. Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, z. Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.