Ministri Veliu nesër do të ndajë patentë-shoferin e parë ndërkombëtar

E publikuar: 13/10/2020 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të mbajë ceremoninë e ndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar.

Ceremonia mbahet nesër, duke filluar në ora 10:00, në objektin e ARC-së, ku me këtë rast ministri Agim Veliu edhe zyrtarisht do të ndajë patentë-shoferin e parë ndërkombëtar.