Ministri Veliu i dërgon telegram ngushëllimi familjes së policit që vdiq nga koronavirusi

E publikuar: 17/07/2020 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu u ka shprehur ngushëllime familjes së policit Ilir Gjokaj i cili vdiq pas infektimit me Covid-19.

“Më lejoni të shpreh dhimbjen, pikëllimin dhe ngushëllimet e mia tërë familjes, për humbjen e më të dashurit tuaj, zyrtarit policer, z.Ilir Gjokaj. Me pikëllimin më të madh mora lajmin e ndarjes nga jeta të një polici të vyeshëm e të shkëlqyer, i cili fatkeqësisht si shumë qytetarë tjerë anë e kënd globit, humbi betejën me pandeminë Covid-19”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit Veliu./GazetaExpress/