Ministri Veliu është takuar me Ministrin e Shëndetësisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

E publikuar: 20/07/2020 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, ka mbajtur sot një takim me ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj.

Në këtë takim u bisedua rreth koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës në menaxhimin e situatës me COVID 19. Gjatë takimit u vlerësua e ka një trend të mirë të zbatimit të masave nga ana e qytetarëve dhe bizneseve, që ka ndikuar direkt në numrin më të vogël të qytetarëve të infektuar.

Po ashtu u vlerësua puna e shkëlqyer e Policisë së Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit,  në zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës dhe u kërkua njëkohësisht nga të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e Institucioneve të Kosovës.

“Policia e Kosovës së bashku me Inspektorët janë duke vazhduar aktivitetet në tërë territorin e Republikës së Kosovës me orar të zgjatur, ndërsa Policia e Kosovës ka angazhuar 4 mijë pjesëtarë për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.