Ministri Tahiri: Vuçiqi i angazhuar për të mohuar dhe fshehur krimet e Millosheviqit

27.04.2019 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministri Tahiri: Vuçiqi i angazhuar për të mohuar dhe fshehur krimet e Millosheviqit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në Ditën për Personat e Zhdukur, ka kërkuar edhe njëherë nga shteti i Serbisë që të hap arkivat e veta dhe të tregoj për fatin e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë,transmeton Lajmi.net.
Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:

Për njëzet vite me radhë, qytetarët tanë dhe familjet e të pagjeturve në Republikën e Kosovës jetojnë në ankth e dëshpërim, duke shpresuar se do të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me familjarët e tyre.

Serbia ka qenë dhe është adresa e vetme prej ku do të duhet të kërkohet përgjegjësia dhe llogaridhënia për personat e zhdukur në Kosovë.

Fatkeqësisht e njëjta mendësi dhe nomenklaturë që ka kryer krimet në Kosovë edhe sot është duke drejtuar sistemin politik të Serbisë dhe po injoron këtë kërkesë mbi të gjitha humane.

Pavarësisht tendencës për dukje të moderuar të Aleksandër Vuciqit, kasta politike aktuale e Serbisë e drejtuar prej tij, është e angazhuar për të mohuar dhe fshehur krimet që i ka kryer regjimi shtypës e diktatorial i Millosheviqit.

Mungesa e vullnetit të plotë për të ndarë informacione, origjina e të cilave është në hartat e ushtrisë dhe policisë serbe është tregues i qartë i kësaj tendence e cila përballë kërkesës më sublime e humane, vazhdon të izolojë çdo përpjekje për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur nga lufta në Kosovë.

Për këtë kastë politike serbe, asocimi më krimin, gjenocidin e anti-humanizmin vazhdon të jetë motiv drejtues, në vend të distancimit nga to dhe marrjes së përgjegjësisë shtetërore për krimet e kryera.

Është e pa tolerueshme që dy dekada pas luftës, Serbia ende nuk e ka bërë asnjë hap për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, nuk ka proceduar në gjykata dyshimet për djegien e trupave të shqiptarëve dhe nuk tregon gatishmëri për t’i dhënë fund pritjes së gjatë të familjarëve, për të ndihmuar familjarët që të mbyllin këtë kapitull të dhimbshëm të jetës së tyre.

Ky është një krim me paramendim. Fshehja e tij e bënë edhe më mizor. Është e njëjta mendësi që ka bërë këtë krim ajo që vazhdon ta mohoj atë dhe të mos marrë përgjegjësi për të.

Vitin e kaluar, kam kërkuar mbështetje nga homologët e mi të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian përmes një letre publike, për të kërkuar nga Serbia përgjigje për këtë krim.

Pavarësisht inkurajimit që kam marrë, besoj se presioni nga BE duhet të jetë i vazhdueshëm.

Nuk mund të konsiderohet shtet i gatshëm për të nisur integrimin në BE, një vend që nuk ka as gatishmërinë më të vogël për të treguar humanizëm dhe për t’i dhënë fund pritjes së familjarëve që ende nuk dinë për më të dashurit e tyre.

Pavarësisht nga neglizhenca e shtetit serb për të punuar për ndriçimin e fatit të të zhdukurve, ne nuk do të ndalemi asnjëherë deri në gjetjen e të vërtetës për 1647 qytetarëve tanë, prej të cilëve mbi 100 janë fëmijë. Nuk do të rreshtim deri sa të kemi përgjigje për familjet e tyre, për gjithë shoqërinë, për t’i dhënë një epilog kësaj tragjedie.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve