Ministri Tahiri vizitoi Bujanocin: Kosova do të qëndrojë pranë shqiptarëve të Luginës

E publikuar: 18/10/2017 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Në vizitën e tij të parë jashtë Kosovës, Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, qëndroi në komunën e Bujanocit.
Në takim me kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi, u diskutua për situatën aktuale politike në Luginë të Preshevës, nevojën e angazhimit në aspektin e përkrahjeve politike dhe projekteve konkrete të Qeverisë së Kosovës, domosdoshmërinë e diskutimit të drejtave të shqiptarëve edhe në nivel të Seancës së dy Qeverive (Prishtinë, Tiranë), sidomos në dialogun e ardhshëm të Brukselit.

Në pyetjen e gazetarëve drejtuar ministrit Tahiri, lidhur me pajisjen me Shtetësi të Kosovës, për qytetarët e shpërngulur në Kosovë, nuk u dha një sqarim pasi që ministri tha se, do të shohim që brenda Kushtetutës të gjejnë mundësin për pajisjen e qytetarëve të Luginës me dokumente të Kosovës.

Të drejtat e shqiptarëve do duhej të shtrohen si çështje edhe në dialogun e ardhshëm të Brukselit.

Ministri Tahiri shprehi gatishmërinë e tij personale dhe të Qeverisë aktuale të Kosovës, që të përkrahen nevojat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës dhe të ndërtohet një kanal i përditshëm i komunikimit me autoritetet lokale të këtyre komunave të dalura nga zgjedhjet dhe vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve.

Vizita e Ministrit Tahiri, shembull që do duhet të ndjekjet edhe nga 16 ministrat tjerë shqiptarë të Qeverisë së Kosovës.

Ministri Tahiri takoj edhe përfaqësuesit politik nga Bujanoci ku biseduan për problemet politike dhe problemet e qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Ministri Tahiri vizitoi edhe Këshillin Nacional shqiptarë dhe takoi përfaqësuesit e partive politike shqiptare të cilat veprojnë në Bujanoc.

Ministri Tahiri me këtë rast vizitoi edhe një familje shqiptare, pasuria e së cilës janë 4 fëmijët e tyre, si shenjë e inkurajimit të qëndrimit të shqiptarëve për të vazhduar të jetojnë dhe veprojnë në Luginë të Preshevës. /BujanociNet/