Ministri Tahiri takoi Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, znj. Williems

E publikuar: 22/11/2017 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

– Sot, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj. Gerrie Willems, me të cilën biseduan lidhur me reformat legjislative në fushën penale dhe civile dhe përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane.

Gjatë takimit, ministri Tahiri e informoi ambasadoren për progresin e Ministrisë së Drejtësisë, duke theksuar prioritetet, veçanërisht avancimin në sundim të ligjit në vend.

Ambasadorja e Holandës, znj. Gerrie Willems, falënderoi ministrin Tahiri për pritjen, njëherit theksoi se me angazhimin e saj gjatë misionit në Kosovë do të punojë edhe më shumë në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit juridik ndërmjet dy shteteve.

Gjithashtu, ambasadorja Williems shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e mëtejshme të Mbretërisë së Holandës për proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.