Ministri Tahiri: Nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviçit

23.08.2019 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministri Tahiri: Nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviçit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes kësaj deklarate për media, bënë të ditur për kompletimin dhe dërgimin e dosjes për Fletë Rreshtimin Ndërkombëtar për Milan Radojçiq, i dyshuar për vrasjen e politikanit kosovar Oliver Ivanoviç.

Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:

Në angazhimin tim për të sjell para drejtësisë vrasësit e politikanit kosovar të nacionalitetit serb, Oliver Ivanoviç, sot kemi marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe e kemi proceduar tutje Fletë Rreshtimin Ndërkombëtar për të dyshuarin kryesor Milan Radojçiq.

Pavarësisht pengesave në hetime që janë shkaktuar nga pushteti në Serbi, si institucione përgjegjëse që sigurojnë rendin dhe ligjin, ne nuk jemi zmbrapsur dhe kemi qenë të pa kompromis në ndjekjen e të dyshuarve, që të njëjtit të sillen para drejtësisë.

Fletë Rreshtimi është hap konkret që do të ndihmojë në zbardhjen e rastit në tërësi, dhe do të bëjë të ditur edhe motivet si dhe urdhërdhënësit e kësaj vepre penale.

Për më shumë, ky Fletë Rreshtim është dëshmi se sistemi i sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës është një sistem i qëndrueshëm në të cilin mund të besojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ashtu siç kemi premtuar, Republika e Kosovës dhe të gjitha institucionet e saj nuk do të ndalen deri në zbardhjen e rastit të vrasjes së qytetarit dhe politikanit kosovar Oliver Ivanoviç.​

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Ministri Tahiri: Nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviçit

Ministri Tahiri: Nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviçit

Policia në kërkim të këtij personi, i duhet bashkëpunimi i qytetarëve

Veseli në QKK: Duke luftuar korrupsionin rrisim buxhetin për filmin dhe artistët

Prokuroria paralajmëron masa të ashpra për ruajtjen e votës nga “vjedhësit”

Arrestimi i Janevës vështirëson funksionimin e Speciales

Gjermania thotë se nuk është në recesion ekonomik

Policia jep detaje për aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Prishtinë

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Veseli dhe Gashi shkarkojnë drejtorin e ri të Muzeut: Ne kemi vendime dhe jo fjalë

Aksident i tmerrshëm në Prishtinë: Kamionit ia lëshojnë frenat, hyn në korsinë e kundërt

SHSKUK dhe Komuna e Podujevës arrijnë marrëveshje për funksionalizim të Spitalit të Podujevës

KQZ-ja e gatshme për zgjedhje, por buxheti ende nuk është ndarë

Marrëveshja për ekstradim SHBA-Kosovë: Sot u zbatua për herë të parë

Si i “ofroi” shoqëria civile Isa Mustafës të garonte për kryetar të LDK-së

Vetëshpërndarja e legjislaturës së dembelëve

Gjilan, bastiset lokali dhe arrestohet një person për bixhoz të paligjshëm