Ministri Shala: Të angazhohemi për fuqizimin e produkteve vendore dhe ta rrisim cilësinë

E publikuar: 03/12/2018 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, morri pjesë nëhapjen e edicionit të 17-të të panairit të produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse ”Prishtina 2018”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Ministri Shala bëri thirrje që të konsumohen produktet vendore, duke arsyetuar me forcimin e kompanive vendore dhe zhvillimin e ekonomisë.
“Me qëllim të promovimit të kompanive kosovare dhe produkteve të tyre brenda Kosovës, rajonit dhe më gjer, shkëmbimit të përvojave dhe të arriturave në mes kompanive dhe vetëdijesimit të konsumatorëve për përmbajtjen e shportës ditore, ju ftoj t’i shfrytëzoni potencialet dhe kapacitetet me qëllim të ofrimit të shërbimeve për qytetarët, për hapjen e perspektivës për ta dhe bashkëpjesëmarrjes të secilit nga ne nëzhvillimin e prodhuesit kosovar”, tha ministri Shala.
Ministri theksoi faktin se Qeveria e Kosovës është nëpërkrahje të vazhdueshme të prodhuesve vendor për depërtimin e produkteve të tyre edhe në tregjet e huaja.
“Panairi tradicional, vë në pah vlerat e juaja tradicionale, veçorit dhe karakteristikat e secilit prodhim të cilat nëdiverzitetin tonë na bashkojnë dhe na bëjnë që produkti Made In Kosova ta ndjejmë dhe ta kemi të përbashkët. Ne si qeveri e Kosovës jemi në përkrahje të vazhdueshme të prodhuesve kosovar për depërtimin e produkteve Made In Kosova edhe jashtë vendit, duke i përkrahur kompanitë kosovare në pjesëmarrje dhe promovim të produkteve në panairet kryesore në botë. Në kuadër të kësaj jemi duke i punuar për të siguruar treg jashtë vendit”.
Shala tha se MTI-gjegjësisht KIESA përkrah kompanitë vendore të marrin pjesë në panaire ndërkombëtare që t’i promovojnë produktet e tyre.
“Javëmëparë unë kam nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me vendet e EFTA-së, e kjo marrëveshje është një hap para në kuadër të punës tonë për të nënshkruar edhe marrëveshje për tregti të lirë me këto vende. Për më tepër MTI, përkatësisht KEISA subvencionon dërgimin e kompanive tona nëpër vendet më të rëndësishme nëpër botë, po ashtu edhe ato më të rëndësishmet në Evropë. Për vitin e ardhshëm janë parapa 14 panaire. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin e prodhimit edhe jashtë Kosovës”, tha ministri Shala.
Shala bëri të ditur se njëri ndër prioritetet kryesore do ta ketëedhe rritjen e cilësisë së produkteve dhe kërkoi nga prodhuesit vendor të investojnë në cilësi.
“Prandaj ju ftoj që ta shfrytëzoni këtë mundësi. Njëra ndër prioritetet e mia në kuadër të mandatit në MTI është edhe rritja e cilësisë. Ne jemi duke punuar intenzivishtpër rritjen e kapaciteteve institucionale për kontroll të tregut dhe cilësisë së produktit, prandaj kërkoj nga ju që të investoni në cilësi. Ju siguroj që gjithnjë do ta keni mbështetjen time si ministër në funksion të avancimit të prodhuesit kosovar. Ejani ta duam të gjithë tonën”, tha Shala./Infosot/