Ministri Shala merr vendim që ndalon shitjen dhe shërbimin e alkoolit dhe duhanit për të miturit

E publikuar: 05/11/2018 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në vazhdën e vendimeve për mbrojtjen e konsumatorit sot ka lëshuar urdhëresë për Inspektoratin e Tregut, që obligon zbatimin me përpikmëri të nenit 15 të Ligjit Nr 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Urdhëresa e ministrit Shala ka për qëllim të ndalojë dhe sanksionojë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18 vjeç.

Kjo urdhëresë obligon të gjitha bizneset që ta paraqesin në vendin e tyre shenjën për ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën 18 vjeç.

Nëurdhëresëthuhet se të gjitha pikat shitëse do të ndëshkohen në rast të mos zbatimit tëligjit./Infosot/