Ministri Shala iu vë masë të gjitha produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina

E publikuar: 06/11/2018 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka propozuar në mbledhje të Qeverisë që t’i vendosen taksa prej 10 për qind të gjitha produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ministri Shala e ka arsyetuar vendimin në mbledhjen e qeverisë duke shtuar se vendosja e masës është praktik e miratuar edhe nga Organizata Botërore e Tregtisë.

“Vendosja e masave ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë analizën e duhur të produkteve të cilat e dëmtojnë në masë të madhe tregun në Republikën e Kosovës, andaj MTI propozon qeverisë së Republikës së Kosovës që të marrin masa për importin të të gjitha produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Unë do t’i ceku vetëm një pjesë të produkteve që ministrat ta kenë të qartë. Masa vendosen prej 10 për qind për të gjitha produktet e prodhuara dhe që kanë orgjinë nga Serbia dhe Bosnja duke përjashtuar produktet me brende ndërkombëtare. Unë po potencoj disa, qumështin produktet e qumështi, miellin, materiali ndërtimor, lëngjet, duke përjashtuar brendet ndërkombëtare, uji, makineritë, të gjitha produktet pa përjashtim që prodhohen në serbi dhe Bosnje. Kjo masë 10 për qind është praktik e miratuar edhe nga Organizata Botërore për Tregti”, ka thënë ministri Shala në mbledhje të Qeverisë.