Ministri serb tregon se si do ta pengojnë anëtarësimin e Kosovës në Interpol

E publikuar: 20/09/2017 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq në prag të mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit tha se është i bindur se “forca e argumenteve mund të pengojë qëllimet e Prishtinës dhe aleatëve të saj që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë”.

“Na pret një detyrë shumë e vështirë diplomatike”, ka shtuar ai për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti”, transmeton Klan Kosova.

Nikoqiri i takimit të Interpolit sivjet është Kina,kurse delegacioni serb do të kryesohet nga ministri i brendshëm, Nebojsha Stefanoviq.

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit do të mbahet nga 26 deri më 29 shtator.