Ministri serb: Nëse Vuçiq nuk e zgjidh çështjen e Kosovës, perspektiva nuk është e madhe

E publikuar: 05/03/2019 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk e zgjidh çështjen e Kosovës, nuk e di se çfarë është perspektiva jonë, sepse me atë “gur në shpinë” nuk mund të ecim përpara.

Kështu ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Lonçar.

“Unë nuk jam një ekspert për këtë, por perspektiva nuk është e madhe për ne. Me atë gur në shpinë, nuk mund të ecim përpara, nuk mund të bëjmë investime, të rrisim pagat, nuk mund të jetë më mirë për ne në ekonomi”, tha ai për Tv Pink, transmeton Klan Kosova.