Ministri Sefaj vizitoi Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë

E publikuar: 16/11/2017 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni, vizituan Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, ku u pritën nga drejtori rajonal, z. Nehat Thaqi, shkruan infosot.

Ministri Sefaj theksoi se në kuadër të angazhime tëpërditshme janë të parapara edhe vizitat nëpër drejtori rajonale të Policisë, për të parë nga afër angazhimet dhe përpjekjet që bënë policia e Kosovës në kuadër të angazhimeve në ruajtjen e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Ai tha se krahas angazhimeve të policisë do të angazhohet të përkrahë në aspektin politik për përmirësimin e kushteve. Tashmë është në fazën e fundit ligjit për pensionim të Policisë.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni theksoi se përkundër specifikave tëveçanta, policia e rajonit tëMitrovicësështë jashtëzakonisht e përkushtuar për tëimplementuar objektivat dhe prioritet strategjike të PK-së.
Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, z. Nehat Thaqi theksoi se situata e përgjithshme në këtë rajon është shumë e mirë.

Ai tha se zbulimi i rasteve të veprave kriminale ka rënë për rreth 40%, që tregon se ka trend të dukshëm tërënies së veprave kriminale. Po ashtu në këtë rajon është arritur objektivi kryesor për zbulimin e rasteve për 70%.

Në këtë takim u diskutua edhe sa i përket mbarëvajtjes së zgjedhjeve për balotazh që do të mbahen të dielën më 19 nëntor. Me këtë rast drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni kërkoi nga policia që në bazë të vlerësimeve të tyre të shtojë edhe numrin e policëve, sidomos nëqytetin e Mitrovicës nëpër qendrat e votimeve, në mënyrë që të respektohet drejtë vullneti i qytetarëve të kësaj komune.