Ministri Reçica premton rritje të pensioneve bazë

E publikuar: 15/06/2020 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit me të Moshuarit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

Nga kjo qendër ku qëndrojnë rreth 70 të moshuar, Reçica premtoi rritje të pensionit bazë në të ardhmen.E SPONSORUAR

Ai tha se krahasuar me vendet e rajonit, Kosova ka një popullsi të re, pasi që vetëm 7 për qind e popullsisë janë mbi moshën 65 vjeçare.

Sa i përket abuzimit me të moshuarit, ministri i Punës, tha në Kosovë nuk raste të raportuara.

“Statistikat në Kosovë flasin për një gjendje të mirë sa i përket mos prezencës së rasteve të paktën të raportuara të abuzimit ndaj të moshuarve. Nuk mund të themi që nuk ka raste të tilla, por të paktën të raportuara këtu dua të jemi i qartë kryesisht rastet që raportohen ndaj abuzimit janë abuzimet emocionale në raste e ndarjes së pasurive dhe pronave në masë të madhe janë këto. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përkujdeset çdo herë që në koordinim me të gjitha institucionet tjera qendror të siguroj buxhet për të gjitha të moshuarit sa janë të përfshirë ne pensionin bazë që e quajmë ne. Por përveç kësaj ne ofrojmë shërbimin 24 orë në këtë qendër të përkujdesit për të moshuarit që janë rreth 70 rezident, po ashtu janë edhe tri qendra tjera me bazë në komunitet”, tha ai.

Reçica premtoi për të ardhmen rritje të pensionit bazë për të moshuarit në Kosovë.

“Ajo çka është që ne si shtet synojmë është që mbi bazën e planifikimit buxhetor duhet të sigurohemi që përfshirja e tyre që tashmë është e rregulluar me ligj mbi skema dhe pensione bazë që quajmë ne, të shikojmë mundësitë që ai pension bazë në të ardhmen të jetë në gjendje më të lartë sesa që është tani me qëllim që ka ndryshime sa i përket shpenzimeve dhe kostos së jetesës në përgjithësi dhe natyrisht jo vetëm për këta rezident këtu po edhe ata që i kemi jashtë duhet të shikohen të gjitha mundësitë që tu krijojmë kushte në aspektin buxhetor që të paktën pensioni bazë që quajmë ne të jetë në gjendje tjetër sesa që është tani”, u shpreh Reçica. /KP/