Ministri Reçica jep nji lajm të mirë për punëkërkuesit

E publikuar: 14/02/2019 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka dhanë nji lajm të mirë për punëkërkuesit.

Ministria që ai drejton së bashku me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe UNDP sot kanë shpall Programin e Subvencionimit në Pagë dhe Trajnim në Punë për vitin 2019, për mbi 500 punëkerkuesit të regjistruem në Zyrat e Punësimit në të gjitha komunat e Kosovës.

Nëpërmjet programit të Subvencionimit në Pagë dhe Trajnimit në Punë do të mbështeten mbi 500 punëkërkues të papunë, me fokus personat e riatdhesuar. Krijimi i mundësive për punësim për punëkërkuesit në Kosovë duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm ti punësojnë ata në periudha afatgjata si dhe ofrimi i mundësisë së trajnimit për punëkërkuesit e papunëusar që kanë nivel të ulët arsimor dhe nuk kanë përvojë të mëparshme të punës janë objektivat e këtyre dy skemave”, ka thanë ministri Reçica.

Afati i aplikimit është i hapur nga data 14 deri 28 shkurt 2019 meqë rast ministri ka ftuar punëkërkuesit që të vizitojnë Zyrat e Punësimit për më shumë informacione rreth procedurave të aplikimit, apo të vizitojnë faqet: http://www.mpms.rks-gov.net dhe http://aprk.rks-gov.net, ku edhe mund të shkarkohen formularët e aplikimit, të cilët duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Punësimit në komunën tuaj.