Ministri Mustafa priti në takim komandantin e KFOR-it

E publikuar: 06/02/2019 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa priti në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major LorenzoD’addario. Fillimisht ministri e uroi për detyrën e re dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim mes dy institucioneve.

Në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, ku u vlerësua të jetë e qetë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e mirë mes dy institucioneve sa i përket rendit dhe sigurisë në Kosovë. Ata u shprehen të gatshëm që bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it të thellohet edhe më tej.