Ministri Mustafa dërgon në MPJ kërkesat për marrje të rekomandimit për miratim në parim me shtetet e BE-së për njohje reciproke të patentë shoferëve

E publikuar: 04/02/2019 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të përpjekjeve të saja për njohje ndërkombëtare të dokumenteve personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, deri në tani ka nënshkruar marrëveshje me Republikën e Shqipërisë dhe Maqedonisë për njohje Reciproke të Patentë Shoferë të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të përpjekjeve për shtrirje më të madhe të njohjeve të Patentë shoferëve, ministri i Punëve të Brendshme, z.Ekrem Mustafa ka nënshkruar dhe dërguar sot në ministrinë e Punëve të Jashtme  kërkesat për marrje të Rekomandimit për miratimin në parim nga Qeveria të nismave për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për Njohjen Reciproke të Patentë Shoferëve.

Me këtë rast kërkohet qëndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverive të Republikës Federale Gjermane, Konfederatës Helvetike, Republikës Franceze dhe Republikës së Malit të Zi, tëfillojnë nisma për njohje reciproke të Patentë Shoferëve.

Ministria e Punëve të Brendshme vitin e kaluar ka lansuar patentë shoferin me dizajn të ri, të cilët janë të pajisur me teknologjinë e fundit për siguri të dokumenteve dhe janë në harmoni me direktivat e BE-së