Ministri Likaj takoi rektorët e universiteteve publike

E publikuar: 10/06/2020 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka zhvilluar takim sot me anëtarët e  Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike, me të cilët ka biseduar rreth punës për përmbylljen e vitit akademik, si dhe fillimin e vitit të ri akademik 2020/2021.

Ministri Likaj ka theksuar gatishmërinë e tij që të punojë ngushtë me rektorët e universiteteve, në mënyrë që të përshpejtohen proceset zhvillimore dhe të rinjve tanë t’iu ofrohet arsimim sa më cilësor.

Ndërkaq, rektorët theksuan se janë të gatshëm për bashkëpunim për të avancuar universitetet që ata i drejtojnë.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen universitetet publike, sidomos tani në rrethanat e reja të krijuara nga pandemia, si dhe mundësitë për zgjidhjen sa më të shpejtë të tyre. /Telegrafi/