Ministri Lekaj nënshkroi kontratën, për përfundimin e Autostradës “Arbër Xhaferi”

E publikuar: 27/09/2017 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastukurës, Dr. Pal Lekaj, ka nënshkruar, sot kontratën me kompaninë Bechtel Enka për përfundimin e Autostradës “Arbër Xhaferi” deri në fund të vitit 2018, raporton infosot.

“Sot nënshkrova aneks-kontratën e cila i jep epilog përfundimtar ndërtimit të Autostradës “Arbër Xhaferi”.

Ne u zotuam që do t’i qëndrojmë kontratës në kuptimin e përmbushjes së obligimeve që na takojnë si Qeveri e Kosovës dhe në të njëjtën kohë kërkuam dhe morëm premtimin nga Riyadh Alkhazraji, Drejtor i Projektit, që punimet do të përfundojnë në afatin e paraparë.
Kjo autostradë, si njëra nga më kryesoret që e lidhë Kosovën me korridoret pan-evropiane, do të përfundojë në dhjetor të vitit të ardhshëm.
Mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarit është duke i mundësuar kushte moderne dhe të sigurta, siç është kjo autostradë, e cila do të përurohet në vigjilje të festës së vitit të ri 2019”, ka deklaruar ministri Lekaj. /infosot/