Ministri Lekaj mbanë konferencë urgjente lidhur me ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan

E publikuar: 23/02/2018 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Infrastrukturës mbanë konferencë urgjente për media, ku do të risqarohet procesi i ndërtimit të Autoudhës Prishtinë-Gjilan.
Konferenca mbahet në Ministrinë e Infrastrukturës në Kabinetin e Ministrit të Infrastrukturës në ora 14:00.

Kjo konferencë ka të bëjë me përplasjet e fundit mes zëvëndëskryeministrit Behgjet Pacolli dhe Ministrit të Infrastukturës Pal Lekaj lidhur me ndryshimin e trases së autostradës Prishtinë-Gjilan.

Zëvendëskryeministri Pacolli është ankuar dje se është ndryshuar traseja e rrugës së Gollakut, kur ai ishte i angazhuar jashtë vendit. Ai thotë se kjo rrugë për të është aq e rëndësishme sa ka qenë edhe pjesë e dakordimit me kryeministrin kur është formuar Qeveria.

Pacolli i kërkoi Haradinajt që të mos ndërrohet plani i paraparë për rrugën e Gollakut./GazetaExpress/