Ministri Krasniqi bisedë virtuale me ambasadorin Kosnett, biseduan për rimëkëmbjen eknomike

E publikuar: 29/06/2020 18:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka zhvilluar sot një bisedë virtuale me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, të cilin e informoi për planin e rimëkëmbjes ekonomike si pjesë e masave për të zbutur pasojat e pandemisë me COVID-19.

Veseli vlerësoi lart bashkëpunimin dhe partneritetin e deritashëm me Qeverinë e SHBA-së dhe me agjencitë amerikan USAID dhe MCC që veprojnë në Kosovë, duke thënë se Qeveria e Kosovës është e interesuar që të vazhdojë bashkëpunimin në zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe ballafaqimin me COVID-19.

Për më tepër, ministri Veseli e informoi diplomatin Kosnett për planin e rimëkëmbjes ekonomike, ku parashihen 1.2 miliard të hyjnë në ekonomi, dhe u zotua se do të angazhohen shumë në mbështetjen ndaj bizneseve vendore dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Ambasadori Kosnett nga ana e tij theksoi tre shtyllat strategjike të politikës amerikane ndaj Kosovës: qetësia, drejtësia dhe mirëqenia.

Kosnett tha se SHBA do të vazhdojë mbështetjen për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë./gs/