Ministri Ismaili: Xhipa të zi dhe shtëpi luksoze nuk do të financohen nga paraja publike

E publikuar: 11/07/2018 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetëisë, Uran Ismaili, gjatë raportimi të tij në Komisionin për Shëndetësi, ka thënë se me të gjitha fuqitë e tij do t’i dalë të keqes përballë, duke aluduar në keqmenaxhimet që kanë ndodhur për vite me radhë në këtë ministri.
Ismaili ka thënë se derisa të jetë ai ministër, askush nuk do të blejë xhipa të zi e as të ndërtoj shtëpi me paranë publike.

“Financim të xhipave dhe shtëpive nga paraja publike nuk do të bëjmë. Kush të siguroj fakte për keqmenaxhime, ju lutem dilni të keqes përballë dhe unë do të jem përkrahësi juaj më i madh. Unë do të vazhdoj ta bëjë këtë deri në fund të mandatit tim”, ka thënë ministri Ismaili.