Ministri i tregtisë dhe industrisë Vesel Krasniqi viziton pikën e Marketit Meridian në Arbëri

E publikuar: 12/06/2020 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i tregtisë dhe industrisë Vesel Krasniqi, gjatë ditës së sotme ka vizituar pikën e marketit Meridian në Arbëri.

Ai ka thënë se vizita e tij ka të bejë me atë se sa ka ndikuar pandemia në bizneset në Kosovë si dhe ndikimin e saj tek punëtorët, ka kërkuar sqarime nga menagjerët e këtij marketi lidhur me rrethanat në të cilat po zhvillohet puna pas pandemisë.

Tutje Krasniqi ka thënë se do të mundohen të kontribojnë sado pak në fuqizimin e bizneseve pas pandemisë:

“Besoj javën e ardhëshme do të fillojmë me pagesat e qirave, janë diku edhe 15 hapa për pakon emergjente për të cilat do të flasim, besoj që do të mundohemi jo krejt ato humbjet jo të gjitha humbjet të cilat i shkaktoi pandemia, mirpo pak a shumë disa prej tyre të i kompensojmë” tha ai.

Pas vizitës së dyqanit në përgjithsi, Krasniqi përshendeti edhe puntorët që ishin aty.