Ministri i Punëve të Brendshme: Po nxit protesta Milazim Krasniqi, kundër vendimit të MSH-së në dakordim me BIK-un

E publikuar: 19/05/2020 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha sot se është informuar se një grup i qytetarëve po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë të marra sipas rekomandimeve të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe në dakordim të plotë me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Sveçla në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ka informacione se prapa këtyre organizimeve qëndron publicisti Milazim Krasniqi.

“Jam informuar se sot pasdite, një grup ‘qytetarësh anonimë’ po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të MSh-së të marra sipas rekomandimeve të IKSHP-së, dhe në dakordim të plotë me Bashkësinë Islame të Kosovës.  Kemi gjithashtu informacione se pas këtyre organizimeve qëndron publicisti Milazim Krasniqi.I ftoj të gjithë qytetarët të tregojnë maturinë dhe vullnetin e plotë për të mos rënë viktimë e politizimit të riteve fetare”, shkruan Sveçla.