Ministri i Jashtëm rumun: Dialogu ta zgjidhë problemin Kosovë – Serbi

11.03.2019 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministri i Jashtëm rumun: Dialogu ta zgjidhë problemin Kosovë – Serbi

Teodor Melescanu është deklaruar teksti i rezolutës mirëpret gatishmërinë e BE-së për të lehtësuar dialogun.

Teodor Melescanu, ministër i Jashtëm i Rumanisë, e cila në gjashtëmujorin e parë të këtij viti po kryeson Presidencën e BE-së ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë gëzon mbështetjen e të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian dhe se të dy shtetet duhet të fokusohen që t’i tejkalojnë vështirësitë nëpër të cilat po kalohet, raporton Gazeta Express.

Melescanu është deklaruar teksti i rezolutës mirëpret gatishmërinë e BE-së për të lehtësuar dialogun.

“Procesi që e përmendët ju ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe buron nga një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që është hartuar në vitin 2010. Ky dokument është sugjeruar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Prandaj, dialogu gëzon përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Teksti i rezolutës mirëpret gatishmërinë e Bashkimit Evropian për ta lehtësuar dialogun që ka për qëllim përparimin në rrugën drejt BE-së dhe përmirësimin e jetës së njerëzve”, është deklaruar ministri i Jashtëm i Rumanisë.

Tutje, ai për European Western Balkans ka shtuar se në bazë të rezolutës duhet të jetë edhe rezultati final i marrëveshjes.

“Sigurisht, rezultati ideal do të duhej të ishte në frymën e kësaj rezolute dhe në pajtim me të. Zbatimi i marrëveshjeve të arritura brenda kornizës së dialogut duhet të bëhet me konsistencë, mirëbesim dhe në atë mënyrë që të pasqyrohet në jetën e përditshme të banorëve të Kosovës”, ka shtuar Melescanu.

Liderët në Kosovë dhe Serbi sipas tij është jetike që të kontribuojnë për të arritur një rezultat të qëndrueshëm në mënyrë që të arrihet stabilitet në rajon.

“Në kohën kur dialogu po futet në vitin e tetë, ne mendojmë se është jetike që palët të fokusohen dhe të shfaqin vullnet politik në mënyrë që të tejkalohen vështirësitë dhe të arrihet një rezultat i qëndrueshëm, afatgjatë dhe i zbatueshëm, në vijë me aspiratat për jetë më të mirë të njerëzve që përfaqësohen nga tërë udhëheqësia në Beograd dhe Prishtinë. Një zgjidhje e tillë duhet ta zgjidhë problemin, të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe ta përforcojë sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor dhe të mos krijojë vështirësi”, ka përfunduar ai.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës