Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite: Nuk jemi në luftë me Iranin

E publikuar: 12/04/2015 18:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, princi Saud al-Faisal tha të dielën se vendi i tij nuk ishte në luftë me Iranin, duke i bërë thirrje Teheranit zyrtar të ndalë mbështetjen për grupin e Husi në Jemen. Raporton Anadolu AGnecy (AA).

“Ne nuk jemi në luftë me Iranin. Ne jemi duke luftuar së bashku për një vend që ka kërkuar ndihmën tonë për të mbrojtur legjitimitetin dhe për të ndaluar një luftë të nisur nga Lëvizja Husi në Jemen”, tha al-Faisal gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Francësfrancez, Laurent Fabius në Riad.

Ekspertët pohojnë se përparësia e takimeve dhe bisedimeve të Fabius në Arabinë Saudite do të jetë programi bërthamor i Iranit dhe se kjo vizitë e ministrit francez ka qëllime informative për autoritetet saudite në lidhje me çështjen e konsensusit të arritur kohët e fundit mes Iranit dhe vendeve P5+1.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite ka mbrojtur idenë se vendi i tij dhe aleatët e tjerë kanë nisur një fushatë ushtarake kundër militantëve të lëvizjes Husi për të mbrojtur legjitimitetin në Jemen.

Që nga 25 mars, Arabia Saudite dhe disa vende arabë, në kuadër të një operacioni ushtarak kanë sulmuar objektivat e lëvizjes Husi në të gjithë Jemen. Disa Shtetet të Gjirit e akuzojnë Iranin se ka mbështetur kryengritjen e lëvizjes Husi.