Ministri i Financave Bedri Hamza priti në takim Drejtorin e JICA për Evropë dhe Lindje të Mesme Miyazaki Kiyotaka

14.06.2018 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministri i Financave Bedri Hamza priti në takim Drejtorin e JICA për Evropë  dhe Lindje të Mesme Miyazaki Kiyotaka

Ministri i Financave Bedri Hamza priti sot në takim një delegacion të JICA japoneze, të kryesuar nga drejtori për Evropë dhe Lindje të Mesme Miyazaki Kiyotaka, ku u diskutua për zhvillimet në sektorin ekonomik dhe të financave publike në vend.

Me këtë rast, Ministria Hamza i shprehi mirëseardhje z. Miyazaki për vizitën e tij në Kosovë, dhe e falënderoi përzemërsisht për bashkëpunimin, dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit japonez për Kosovën në sferën ekonomike, shoqërore dhe politike, dhe gjithashtu shprehi gatishmërinë për të vazhduar edhe më tej në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjate takimit Ministri Hamza, e falënderoi z. Miyazaki për mbështetjen që shteti japonez i ka dhënë Kosovës deri më tani përmes projekteve të ndryshme, si dhe e njoftoi delegacionin japonez edhe me nevojat për investime, prioritetet në sektorët e ekonomisë, dhe veçanërisht në projektet që ofrojnë zhvillim të qëndrueshëm, e të cilat kanë analizë përkatëse dhe studim fizibiliteti, si dhe janë kompatibile me prioritetet qeveritare.

Ndërsa, drejtori i JICA për Evropë dhe Lindje të Mesme Miyazaki Kiyotaka, duke njoftuar ministrin Hamza për qëllimin e vizitës, përmendi vizitën e paradokohshme të kryeministrit japonez në Ballkan dhe në këtë kontekst idenë e tij për Iniciativën Japoneze për Ballkanin, si formë të bashkëpunimit me shtetet ballkanike, dhe në këtë kontekst edhe me Kosovën.

Ai gjithashtu falënderoi Ministrin për pritjen, dhe e përgëzoi për të arriturat e deritashme dhe stabilitetin makrofiskal të Kosovës, dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim në mes dy vendeve në projektet me interes reciprok./infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Limaj investitorëve nga diaspora: Kosova ka nevoje për ndihmën e mbështetjen tuaj

Limaj investitorëve nga diaspora: Kosova ka nevoje për ndihmën e mbështetjen tuaj

Kuvendi miraton projektligjin për ministrinë e Mbrojtjes

Kuvendi miraton projektligjin për ministrinë e Mbrojtjes

Lista Serbe lëshon seancën ku do të votohet për projektligjet e FSK-së

Lista Serbe lëshon seancën ku do të votohet për projektligjet e FSK-së

Ministri Gashi: Strategjia e Kulturës të përfshijë konsultime të të gjithë akterëve

Ministri Gashi: Strategjia e Kulturës të përfshijë konsultime të të gjithë akterëve

Vuçiq: Zgjidhja Kosovë-Serbi nuk ka të bëj me guximin tim

Vuçiq: Zgjidhja Kosovë-Serbi nuk ka të bëj me guximin tim

Veseli: Ndryshimi i kufijve nuk është ide e Thaçit, por e serbëve dhe rusëve

Veseli: Ndryshimi i kufijve nuk është ide e Thaçit, por e serbëve dhe rusëve

Ky është vendimi i gjykatës me të cilin ishin dënuar “dhunuesit” e Vasfijes (Dokument)

Ky është vendimi i gjykatës me të cilin ishin dënuar “dhunuesit” e Vasfijes (Dokument)

Haradinaj: Ideja e ndarjes është financuar nga Serbia

Haradinaj: Ideja e ndarjes është financuar nga Serbia

Për dëbimin e shtetasve turq po intervistohen zyrtarë të lartë shtetërorë

Për dëbimin e shtetasve turq po intervistohen zyrtarë të lartë shtetërorë

Dy dëshmitarë dëshmojnë në gjykimin për kontrabandim me emigrantë

Dy dëshmitarë dëshmojnë në gjykimin për kontrabandim me emigrantë

Limaj: S’ka më dialog me duar në xhepa

Limaj: S’ka më dialog me duar në xhepa

“Ka fshatra në Kosovë ku imami paguhet 1500 euro”

“Ka fshatra në Kosovë ku imami paguhet 1500 euro”

I akuzuari shpjegon përgjegjësitë e tij rreth fabrikës së privatizuar ‘FAN’

I akuzuari shpjegon përgjegjësitë e tij rreth fabrikës së privatizuar ‘FAN’

Ish-presidenti kroat: Ndryshimi i kufijve mund të çojë drejt një katastrofe dhe lufte të re

Ish-presidenti kroat: Ndryshimi i kufijve mund të çojë drejt një katastrofe dhe lufte të re

Veseli, opozitës: Nuk është kohë zgjedhjesh, orientohuni në mbrojtjen e shtetësisë

Veseli, opozitës: Nuk është kohë zgjedhjesh, orientohuni në mbrojtjen e shtetësisë

Gjuriq: Paqen në rajon nuk e krijojnë vendimet e njëanshme, duhet kompromis Kosovë-Serbi

Gjuriq: Paqen në rajon nuk e krijojnë vendimet e njëanshme, duhet kompromis Kosovë-Serbi