Ministri i Bosnjës: Do t’i kërkojmë Komisionit Evropian ta ndëshkojë Kosovën

E publikuar: 05/12/2018 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vënia e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave që vijnë nga Bosnjë-Hercegovina në Kosovë është një masë më shumë me karakter politik sesa ekonomik, sipas ministrit të Tregtisë së Jashtme të Bosnjës, Mirko Sharoviq.
“Motivet politike janë ato të cilat e kanë detyruar qeverinë e Kosovës që të zbatojë këto masa, në rast se janë në pyetje barrierat duhet të them që Kosova si edhe Bosnja e Hercegovina në mënyrë vullnetare kanë vendosur të jenë pjesë të tregtisë rajonale CEFTA-se dhe jemi detyruar të zbatojmë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave – poashtu Bosnja është i njohur si vend që asnjëherë nuk ka shkelur barrierat dhe asnjëherë nuk kemi pranuar vërejtje nga CEFTA”, ka thënë ai.

Sharoviq ka theksuar se kjo është një arsye ekonomike që e ka detyruar Kosovën që të vendosë taksat prej 100% dhe kjo sipas tij është e qartë, njofton Klankosova.

“Do të kërkojmë që Brukseli të ndërmerrë masa në mënyrë që këto taksa diskrimunese të eliminohen dhe do të kërkojmë nga Komisioni Evropian të suspendojë Kosovën”, ka thënë Sharoviq.

“Kjo është më shumë arsye politike dhe Bosnja nuk ka pranuar asnjë vërejtje nga CEFTA dhe me përgjegjësi e them këtë dhe them se kjo është një shkelje e marrëveshjes së stabilizim asoccimit dhe nëse Komisioni Evropian nuk merr masa Kosova do të sanksionohet”.

“Mendoj që sa më shpejt që Kosova t’i largojë këto masa ndaj Bosnje Hercegovinës është më mirë për Kosovën”, ka thënë Sharoviq në një intervistë për AlJazeera.