Ministri Hamza i bindur që buxheti për vitin 2018 kalon në lexim të dytë

E publikuar: 31/10/2017 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Ministri i Financave Bedri Hamza ka folur lidhur me buxhetin për vitin 2018.

Pas konfirmimit nga Qeveria për këtë buxhet me mbi 2 miliardë euro, Hamza ka theksuar që pret se ky buxhet do të kalojë në lexim të dytë.

Në një prononcim për Indeksonline, Hamza ka cilësuar se buxheti është ndarë në mënyrë të rregullt për të gjitha nevojat në vend dhe se pret që Ministritë, Komuna e të tjerët të startojnë vitin 2018 me ekzekutimin e këtij buxheti.

“Sa i përket rishikimit, Komisionet funksionale të Kuvendit e kanë kryer p unin e tyre, kanë përgatitu amendamentet si dhe amandamentet do të prezantohen sot në Kuvend. Besoj që do ta kenë përkrahjen e deputetëve dhe jam bukur i bindur se buxheti do të kalojë në lexim të dytë, në Kuvnedin e Kosovës dhe pastaj pritet që në procedurë ligjore të hyjë në fuqi dhe të fillohet me ekzekutimin dhe kryerjen e obligimeve në bazë të buxhetit të rishikuar.Më pas prite të adresohen çështjet të cilat janë diskutuar në buxhet siç kanë qenë pagesat ndaj veteranëve të luftës pastaj obligimet apo pagesat për autostradën në drejtim të Shkupit si dhe çështjet e tjera të cilat kanë qenë të parapara në rishikim”, ka thënë Hamza.

Gjithashtu sipas tij, buxheti është në rritje dhe reflekton prioritetet e Qeverisë së Kosovës.

“Sa i përket viti të ardhshëm ne kemi aprovuar buxhetin për vitin 2018, është një buxhet me rritje i reflekton prioritet e qeverisë së Kosovës, ka rritje në sektorin e rendit dhe ligjit, në Këshillin Gjyqësor, në atë Prokuroriak, shëndetësia me prioritet dhe në nivel qendror ka rritje prej 21 përqind.

Gjithashtu edhe arsimi dhe pjesa më e madhe shkon tek pjesa kapitale ku diku janë rreth 33 përqind e totalit të buxheti ttë Kosovës. I kemi kushtuar kujdes që të ruhet stabiliteti makrofiskal, deficiti buxhetor është i planifikuar rreth 1.7 përqind dhe është ruajtur niveli i bilancit bankar me mbi 4.5 përqind. Sa i ëprket çështjeve sociale, me këtë projektligj të buxhetit do të ketë rritje të pagave, do të financohen tri skema të reja të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Do të bëhet linjë e veçantë buxhetore për shartimin e kompensimit të viktimave seksuale”, ka shtuar Hamza për Indeksonline.

Ai ka përfunduar se buxheti pret të ekzekutohet në përputhje me planifikimet ë cilat janë aktualisht.

“Është buxhet i ndërtuar në bashkëpunim me Fondin Ndërkombëtar Monetar dhe i harmonizuar në detaje me institucionet . Urojmë që të aprovohet në kohë në Kuvendin e Kosovës dhe që Ministrit, Agjencionet e Pavarura, Komunat që të startojnë në vitin 2018 me buxhet të ri dhe të ekzekutojnë buxhetin në përputhje me planifikohet të cilat janë aktualisht”, ka përfunduar Hamza.