Ministri gjerman, apel Kosovës: Përqendrohuni te beteja me coronavirusin 35 minuta

24.03.2020 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministri gjerman, apel Kosovës: Përqendrohuni te beteja me coronavirusin 35 minuta

Nisur nga kriza aktuale në politikë e brendshme të Kosovës, ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, i është drejtuar me në apel Kosovës dhe lidershipit kosovar.

Në një deklaratë për media ai kërkon nga këta që të përqendrohen në përballjen me sfidën e pandemisë së coronavirusit.

“Po e ndjek me shqetësim të shtuar situatën e brendshme politike në Kosovë. Numri i personave të infektuar me koronavirus në vend po rritet, dhe tashmë ka edhe një rast vdekjeje. Ndërkohë, disa politikanë të papërgjegjshëm në Prishtinë duket se përfitojnë pa turp nga situata dramatike. Ata po përpiqen të rrëzojnë qeverinë. Ata madje shkojnë aq larg sa të deklarojnë publikisht që kufizimet e daljes së qeverisë nuk duhet të respektohen”, ka thënë Roth, raporton DW.

“Mund t’u bëj thirrje vetëm qytetarëve të Kosovës: Mbroni veten dhe njerëzit, qëndroni në shtëpi, “#stayhome”. Dhe unë u them atyre që janë përgjegjës për politikën: Corona nuk pyet për grindjet dhe ndjeshmëritë në politikën e brendshme! Tani është koha të merret përgjegjësi, të qëndrohet së bashku dhe të mbrohet popullsia. Po rrezikohet shumë! Vetëm duke punuar së bashku ne mund ta kapërcejmë këtë krizë shëndetësore të paparë”, ka thënë Roth, raporton DW.

Të martën pasdite, në një konferencë shtypi, kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, kishte bërë të njohur vendimin e kryesisë së parlamentit për të mbajtur votën e mosbesimit kundër qeverisë aktuale të kryesuar nga Albin Kurti i Vetëvendosjes. Vjosa Osmani vetë ishte kundër këtij mocioni votëbesimi.

Më parë edhe Shtetet e QUINT-it u kishin bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që në këtë periudhë si prioritet të kenë përballimin e sfidës me koronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që ajo iu siguron atyre. /DW/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Von Cramon pas deklaratës së Borrellit: Shkëmbimet territoriale në Evropë janë të rrezikshme

Von Cramon pas deklaratës së Borrellit: Shkëmbimet territoriale në Evropë janë të rrezikshme

Sot 87 persona të shëruar dhe vetëm një i infektuar me koronavirus

Sot 87 persona të shëruar dhe vetëm një i infektuar me koronavirus

Vjosa Osmani: Për ndryshim të kufijve! Kosova është projekt i paprekshëm

Vjosa Osmani: Për ndryshim të kufijve! Kosova është projekt i paprekshëm

Ish/këshilltari thotë se u sakrifikua nga Kurti

Ish/këshilltari thotë se u sakrifikua nga Kurti

3.520 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi

3.520 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi

Pas 150 vjetëve shfaqet ariu në një park natyror në Spanjë

Pas 150 vjetëve shfaqet ariu në një park natyror në Spanjë

Reagon Thaçi : Komisioni i Venecias kundërshtoi kërkesën e Qeverisë për çështjen e mandatarit

Reagon Thaçi : Komisioni i Venecias kundërshtoi kërkesën e Qeverisë për çështjen e mandatarit

Bartja e maskave të reja

Bartja e maskave të reja

Çfarë po ndodh me vaksinën për COVID-19?

Çfarë po ndodh me vaksinën për COVID-19?

Regjistrohet numri më i ulët me koronavirus në dy muaj e fundit në Itali

Regjistrohet numri më i ulët me koronavirus në dy muaj e fundit në Itali

Midis 867 rasteve të reja të konfirmuara mw koronavirus, 73% (631) janë profesionistë të shëndetësisë në vend, Spanjë

Midis 867 rasteve të reja të konfirmuara mw koronavirus, 73% (631) janë profesionistë të shëndetësisë në vend, Spanjë

Menaxhone prindërimin si prind i vetëm

Menaxhone prindërimin si prind i vetëm

Sekretari i OECD, i thotë Kurtit se është i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës pas pandemisë

Sekretari i OECD, i thotë Kurtit se është i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës pas pandemisë

50 fanellat më të bukura në histori të futbollit

50 fanellat më të bukura në histori të futbollit

Në Gjevgjeli marrin nga 1.000 euro gjobë personat që luanin valle

Në Gjevgjeli marrin nga 1.000 euro gjobë personat që luanin valle

Deputeti i PDK’së: Ka manipuluar me shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus, Arben Vitia

Deputeti i PDK’së: Ka manipuluar me shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus, Arben Vitia