Ministri Gashi takoi Ministrin e Jashtëm të Maltës, Carmelo Abela, pritet marrëveshje mes dy vendeve

07.03.2019 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministri Gashi takoi Ministrin e Jashtëm të Maltës, Carmelo Abela, pritet marrëveshje mes dy vendeve

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në zyrat e MKRS-së në Prizren ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Maltës, Carmelo Abela, me të cilin diskutoi rreth bashkëpunimit në fushat e interesit të dynashëm të dy shteteve mike, Republikës së Kosovës dhe asaj të Maltës, me theks në kulturë e trashëgimi kulturore.

Ndër çështjet e bisedës në këtë takim ishte edhe fokusimi në qytetin e Prizrenit, duke bashkëpunuar në projekte konkrete mes dy shteteve. Madje, ministri Gashi, i propozoi ministrit Abela që qyteti i Prizrenit të binjakëzohet me ndonjërin prej qyteteve të Maltës.

Ministri Gashi e ka informuar ministrin Abela për punën dhe politikat që zhvillon MKRS-ja. Ndër të tjera, ministri e njoftoi ministrin maltez se MKRS ka themeluar edhe Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore si një mekanizëm që funksionon në kuadër të Trashëgimisë dhe në këtë drejtim Republika e Maltës do të mund të ndihmonte me përvojën e saj.

Ndërsa, ministri Abela shprehu kënaqësinë që ndodhet në një qytet të mrekullueshëm, siç e quajti ai qytetin e Prizrenit. Ai vlerësoi se është e rëndësishme që përpos marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve të ketë edhe bashkëpunim konkret në fusha të caktuara.

Ministri Abela u shpreh se është i gatshëm që të nënshkruajë marrëveshje me MKRS-në në fushat që i mbulon ajo, në mënyrë që të strukturohet bashkëpunimi në këto fusha ashtu që dy popujt të përfitojnë sidomos në trashëgimi kulturore ngase të dy popujt kanë një histori të gjatë, vlerësoi ai.

Të dy ministrat u pajtuan që të konkretizohen planet për nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale për bashkëpunim mes dy vendeve, ashtu që historia e dy popujve të ruhet dhe të kujtohet ndër gjeneratat që vijnë pas./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet