Ministri Gashi priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë

E publikuar: 24/05/2018 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Bojan Bertoncelj.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mirat në mes të dy vendeve, me ç’rast u pajtuan që të vazhdohet edhe më tej për thellimin e bashkëpunimit.

Në këtë takim, ministri Gashi i bëri të ditur ambasadorit Bertoncelj prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, ambasadori slloven u shpreh i gatshëm të përkrahë institucionet e sigurisë në Kosovë në forcimin e rendit dhe ligjit në luftimin e krimit në përgjithësi./Infosot/