Ministri i Drejtësisë: Prokuroria do të gjejë fajtorët për vdekjet në QKUK

E publikuar: 19/09/2017 18:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Personat përgjegjës për vdekjen e pesë personave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të vihen përpara drejtësisë në momentin që Prokuroria do të gjejë fajtorët.

Kështu pohon Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Sipas Tahirit, kjo çështje do të zgjidhet.

“Prokuroria ka ndërmarrë hapat e parë dhe po e bëjnë punën që të arrihet të zbulohet çështja e tyre. Në një të ardhme të afërt do të gjenden ata që kanë përgjegjësi. Kjo çështje do të zgjidhet”, tha Tahiri në Fakt Plus.

Sipas Tahirit, Republika e Kosovës sfidën më të madhe e ka luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.