Ministri Çollaku u takua me Komisionerin Hahn

E publikuar: 25/03/2015 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, takoi sot z. Johannes Hahn, Komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim.

Fillimisht, bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet e tyre rreth vazhdimësisë së samitit Ministror të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nikoqir i të cilit ishte sot Kosova. Ministri Çollaku dhe Komisioneri Hahn vlerësuan lartë gatishmërinë e vendeve të rajonit në njërën anë dhe BE-së në anën tjetër, për të bashkëpunuar në projekte zhvillimore dhe investime në infrastrukturë që kanë karakter rajonal.

Në takim u trajtaun edhe një sërë temash të ndërlidhura me reformat që janë në interes të drejtpërdrejtë të Kosovës dhe të të gjithë qytetarëve, përfshirë vazhdimësinë e reformave në fushën e drejtësisë, zbatimit të ligjit, si dhe për sektorin e transportit, energjisë etj.

Ministri Çollaku dhe Komisioneri Hahn nënvizuan rëndësinë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe diskutuan hapat e ardhshëm lidhur me këtë proces, gjegjësisht nënshkrimin dhe hyrjen në fuçi të MSA-së. Gjatë takimit, Ministri Çollaku njoftoi Komisionerin Hahn për pregaditjet të cilat po bëhen për fillimin e hartimit të Programit Kombëtar për zbatimin e MSA-së.

Gjithashtu, Ministri Çollaku e njoftoi Komisionerin Hahn për zhvillimet e fundit në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të udhërrefyesit për liberalizimin e vizave, duke u shprehur optimist se brenda këtij viti do të plotësohen të gjitha kriteret e kërkuara sipas udhërrëfyesit.