Ministri Bislimi: Do t’i luftojmë bordet jokompentete të ndërmarrjeve publike

E publikuar: 20/02/2020 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës nisi dje shkarkimin e Bordit të Telekomit të Kosovës, ndërsa ministri i Financave, Besnik Bislimi ka theksuar sot se synojnë luftimin e bordeve in-kompetente në kompani publike, duke theksuar se këto ndërmarrje nga një barrë për buxhetin do të shndërrohen për rritjen ekonomike në Kosovës.

Po ashtu, Bislimi deklaroi se do të rishikohen edhe disa projektet kapitale që janë rrezik për vendin.

“Me qeverinë e re, disa projeksione tona janë të listuar si rreziqe, do të kthehen si mundësi. Kemisi një rrezik potencial performancën e keqe të ndërmarrjeve publike. Me masat që do të ndërmarrim, ne synojmë uljen e nepotizmit, por edhe luftimin e bordeve in-kompetente mbikëqyrëse. Mendojmë se ndërmarrjet publike nga një barrë për buxhetin mund të shndërrohen në një instrument që promovon rritjen ekonomike në vend. Po ashtu, edhe problemet që kanë të bëjnë me ekzekutimin e ulët të projekteve kapitale që parashihet si rrezik”, tha Bislimi./Express/